E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Hashim Thaçi kundër dyshtetësisë për serbët e Kosovës

thaçiKosovë- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi refuzon të pranojë të drejtën e dyshtetësisë, shkruan sot gazeta “Blic” e Beogradit.

Sipas shkrimit të kësaj gazete, Thaçi insiston që në Kosovës së pari të merret shtetësia e saj e më pas të shikohet mundësia e shtetësisë tjetër, pra të asaj serbe, thotë gazeta.

Sipas gazetës kosovare Koha Ditore, edhe pse bisedimet në Bruksel po përparojnë, kanë mbetur të zgjidhen disa qëndrime thelbësore rreth të cilave grupet e punës po sillen e mbështillen tash e disa javë. Blic thekson se pala e Kosovës insiston që Liqeni i Gazivodës dhe trafo e Valaçit të integrohen në sistemin e Kosovës.

Gazivoda është e domosdoshme për Kosovën për punën e termocentralit në Obiliqi dhe Prishtina nuk do assesi që ai të varet nga serbët e veriut. Por Beogradi për serbët e veriut kërkon një provajder tjetër për rrymën dhe mu trafo e Valaçit është e lidhur me Gazivodën.

Edhe kur bëhet fjalë për telekomunikacionin, nuk është arritur ndonjë pajtim pasi problem nuk është vetëm kërkesa e Kosovës që të ketë numrin thirrës të vetin, por ekziston edhe problemi ekonomik, sepse Kosova nuk lejon që pos dy kompanive që kanë licenca, edhe hyrjen e Telekomit në treg.

Beogradi pret që Kuvendi i Kosovës ta miratojë Ligjin për amnisti dhe, siç shkruan Blic, lyp implementimi të njëjtë të Marrëveshjes edhe nga Prishtina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›