Ambasada amerikane pritje për Pavarësinë, bojkoton Berisha e Topalli
Tiranë- Ambasada Amerikane në Tiranë ka zhvilluar sot një pritje me rastin e Fetsës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Ceremonia u mbajt në sheshin para Galerisë së Arteve në Tiranë ku ishin të pranishëm shumë personalitete shqiptare dhe të trupit diplomatik.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministri i zgjedhur në 23 qershor Edi Rama.
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e kanë bojkotuar ceremoninë e organizuar nga ambasada.
Ceremonia organizohet rregullisht 135do vit nga ambasada dhe në të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit. Kjo është ceremonia e fundit e 4 korrikut për Aleksandër Arvizu, që do largohet nga vendi ynë pasi i mbaron mandati.