E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri I Shqiperise, z. Pandeli Majko, I shoqeruar nga disa ministra te Kabinetit te tij, morri pjese sot ne mesdite ne takimin e Shoqates te Kryetareve te Bashkive, qe u zhvillua ne Tirane. Mba

Kryeministri I Shqiperise, z. Pandeli Majko, I shoqeruar nga disa ministra te Kabinetit te tij, morri pjese sot ne mesdite ne takimin e Shoqates te Kryetareve te Bashkive, qe u zhvillua ne Tirane. Mbas fjales se Kryetarit te kesaj Shoqate, z. Edi Rama, dhe disktuimeve te disa anterave te tjere te saj, respektivisht, kryetare bashkish ne disa qytete te vendit, e morri fjalen edhe Kryeministri shqiptar, z. Pandeli Majko, I cili tha:

Të nderuar kryetarë të bashkive

Zonja dhe zotërinj,

Më lejoni që në emër të qeverisë shqiptare të shpreh interesin e thellë për një takim të tillë konsultues e njohës dhe të pres që nga debati dhe nxitja për debat për problematikat e pushtetit vendor, raportet e tij me pushtetin qëndror dhe vizionin për të ardhmen, dhe ta konsideroj kontribut në qartësimin e mëtejshëm të punës sonë të përbashkët.

Qeveria shqiptare konsideron se fuqizimi i qeverisjes vendore, vijimi dhe thellimi i reformës së decentralizimit, është një instrument i drejtpërdrejtë e i lidhur ngushtë me objektivat e angazhimet publike dhe politike të zhvillimit dhe demokratizimit të vendit. Efektiviteti i pushtetit vendor do të mund të siguronte më shumë përfaqësim dhe përfshirje të komuniteteve vendore dhe të kategorive sociale në qeverisje, si dhe një alokim më optimal të burimeve. Do të siguronte më shumë stabilitet ekonomik dhe politik për vendin, më shumë aftësi për të përballuar situata të vështira, më shumë transparencë e përgjegjshmëri në qeverisje, si dhe do të ngushtonte e rrudhte hapësirat që gjenerojnë korrupsion.

Dua të rikujtoj me mirënjohje atë energji të jashtëzakonshme pozitive që u krijua nga një bashkëpunim i shkëlqyer i qeverisë qëndrore, drejtuar nga maxhoranca socialiste dhe pushtetit vendor, drejtuar në shumicë nga opozita, gjatë krizës së Kosovës dhe përballimit të valëve të refugjatëve të luftës. Mbi atë sfidë u arrit triumfi pikërisht në sajë të këtij bashkëpunimi, mirëkuptimi, bashkëndarje përgjegjësish e vetmohimi të të dy partnerëve.

Sot, mund të konstatohet, se arritjet që i atribuohen pikërisht kryerjes dhe përpjekjes për përkryerje të reformës së decentralizimit, i kanë dhënë qeverisjes vendore, stabilitetin dhe imunitetin minimal të nevojshëm për të mos u ndikuar nga krizat politike që herë-herë përfshijnë Tiranën. Dhe kjo gjë, është një tregues i rëndësishëm që dëshmon dobinë dhe domosdoshmërinë e thellimit të reformës së decentralizimit.

Te nderuar pjesemarres,

Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë takim për të nënvizuar disa probleme të votuara nga Kuvendi shqiptar në programin e qeverisë për thellimin e reformës së decentralizimit të pushtetit vendor. Transferimi i përgjegjësive dhe vendimmarrjes nga niveli qëndror në atë të pushtetit lokal dhe shtimi i autonomisë së pushtetit lokal, nuk do të thotë anarki dhe shkëputje nga pushteti qëndror. Unë dëshiroj të ndaj me ju, ato cka ju vetë i konsideroni eksperienca pozitive, por sidomos dua të njoh pengesat dhe vështirësitë që ju keni hasur gjatë veprimtarisë suaj.

Do të mirëprisja vërejtjet dhe sugjerimet tuaja për ritmet e zbatimit te reformes se decentralizimit; per programin zbatues te strategjise se decentralizimit nga ana e qeverise si dhe te identifikojme menyren se si mund te punojme se bashku per kapercimin e pengesave dhe zbatimin e plote te kesaj strategjie, duke e konsideruar njeri tjetrin si dy nivele qeverisese autonome, por dhe në partneritet të pergjegjshem perpara publikut dhe ligjit.

Programi i qeverisë shqiptare e konsideron decentralizimin si nje reforme qe kryqezohet, ndërlidhet dhe ndikohet me reformat e tjera ne te gjitha fushat. Angazhimi ynë publik dhe politik është shprehur qartë per thellimin e decentralizimit, reformë e cila bazohet ne planin e masave te percaktuar ne strategjine e decentralizimit, ne ligjin "Per organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" si dhe ne programin e adoptuar nga Komiteti Nderministror I Decentralizimit dhe grupi I tij I eksperteve, struktura në të cilat ju jeni te perfaqesuar.

Une deshiroj te ndaj me ju shqetesimin per pengesat qe keni hasur ne shfrytezimin e te gjithe hapësires se dhene nga ligji "Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes vendore". Ky ligj rregullon ne menyre te qarte shume ceshtje te lidhura me funksionet dhe kompetencat tuaja ne perputhje me Kushtetuten dhe Karten Europiane te Autonomise Vendore. Kjo Kartë është ratifikuar integralisht nga Kuvendi dhe eshte pjese e legjislacionit te brendshem. Duke qene nje ligj organik, I aprovuar me 3 te 5-tat e votave te gjithe Kuvendit, ai ka fuqi te padiskutueshme dhe prevalon mbi ligje te tjera duke I shfuqizuar ato, per aq sa bien ne kundershtim me te.

Nga kjo pikpamje, une do t'ju rekomandoja te mos hezitonit per te shfrytezuar maksimalisht dhe me iniciativen tuaj, hapsirat e krijuara nga ligji.

Shembujt e disa bashkive ne kete drejtim, mund te sherbejne si eksperienca pilote edhe per njesite e tjera te qeverisjes vendore. Nga ana e qeverise, ne do t'u japim udhezimet e nevojshme strukturave qeveritare, perfshire prefekteve, qe te mos nxjerrin pengesa artificiale e burokratike, per inciativat tuaja te cilat jane te mbeshtetura ne principet e percaktuara nga aktet ligjore qe permenda. Gjithashtu, qeveria do të jetë e ndjeshme dhe ndaj verejtjeve dhe ankesave tuaja ne lidhje me keto fenomene.

Ne jemi te vonuar me disa nga detyrimet programore te zbatimit te ligjit "Per organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore". Dua t'ju siguroj se keto vonesa nuk kane ardhur nga mungesa e vullnetit politik. Perkundrazi. Ky vullnet eshte shprehur qarte ne programet politike te qeverive te maxhorances socialiste, perfshire Programin 3 vjecar te Rritjes Ekonomike dhe Reduktimin e Varferise, Programin Afatmesem Buxhetor 2002-2004 mbi te cilat bazohet edhe marreveshja e Reduktimit te Varferise me Bankën Botërore dhe FMN-në, si dhe hapat zbatues te bera deri me sot ne reformen decentralizuse. Reforma e decentralizimit eshte nje prioritet edhe ne programin e qeverise qe une drejtoj. Vonesat jane te lidhura kryesisht me veshtiresi objektive qe jane ndeshur ne disa ceshtje te cilat ne do te duhet t'I kapercejme sebashku. Nga ana tjeter, nuk dua te mohoj aspak ekzistencen e rezistencave ne nivele dhe nepunes te vecante te administrates qendrore, rezistencë që lidhet me mentalitetet centralizuese, deshiren per te mbajtur e kontrolluar pushtet, por dhe traditën tonë të thellë unitariste.

Nese ne disa ceshtje jemi mbrapa me afatet e percaktuara nga ligji, une do te isha I mendimit se, mes menyrave te ndryshme te zgjidhjes se ketij konflikti, rruga më e mirë do të ishte adoptimi I programeve te perbashketa, te qarta e konkrete te punes per realizimin e ketyre detyrimeve ne kohen me te shpejte te mundeshme si dhe ne menyren me te pershtateshme dhe me te qendrueshme.

Per kete qellim qeveria ka marre angazhime, do te adoptoje vendimet perkatese dhe to te ndjeke zbatimin e tyre, ne konsultim dhe bashkëpunim te vazhdueshem me ju ne te gjitha drejtimet e reformes decentralizuese, vecanërisht ne lidhje me:

Furnizimin me ujë të pijshëm,

Planifikimin urban,

Policinë bashkiake,

Funksionet e përbashkëta sociale,

Të drejtat e pronësisë,

Decentralizimin fiskal,

Administratën civile vendore,

Drejtimet zbatuese te reformes dhe decentralizimi jane dhene qartesisht ne programin e qeverise si dhe do te shpjegohen nga anëtaret e kabinetit te cilët do te marrin shenim sugjerimet dhe verejtjet tuaja konkrete dhe do te punojne sebashku me ju per zbatimin e tyre.

Te nderuar kryetarë të Bashkive,

Zonja dhe zotërinj,

Arritjet e derisotme ne fushen e decentralizimit jane bere te pakthyeshme sepse ne jemi mbeshtetur ne nje proces te gjere, perfshires dhe konsensual. Cdo hap I bere dhe cdo vendim I marre eshte I perbashket. Eksperienca e fituar ne rritjen se rolit perfaqësues te njesive te qeverisjes vendore nepermjet shoqatave te tyre, konsultimi I perbashket ne nivelet e Komitetit Nderministror te Decentralizimit dhe Grupit te Eksperteve per Decentralizimin, me bejne te besoj se ne duhet te vazhdojme ne kete rruge duke kryer përmirësimet e nevojshme.Une jam I mendimit, se mund t'I kerkohet Kuvendit njohja me ligj e strukturave konsultuese dhe vendimmarrese qe permenda më sipër, ne te cilat qeveria dhe njesite e qeverisjes vendore perfaqesohen ne menyre te barabarte. Kjo do t'I jepte procesit dhe eksperiences se derisotme nje force edhe me te madhe. Nga ana tjeter, ne do te duhet qe te fiksojme me ligj edhe disa ceshtje te rendesishme te marrëdhenieve mes dy pushteteve.

Te nderuar Bashkiake

Rruga e decentralizimit eshte e veshtire. Ajo kerkon mbeshtetje te konsiderueshme financiare dhe teknike qe I tejkalojne mundesite e qeverise. Per kete aresye janë ndermarre dhe janë në proces konsultime te gjera me partneret tanë nderkombetare. Qeveria ka servirur se decentralizimi eshte nje prioritet programor dhe per pasoje kerkon mbeshtetjen e tyre. Une konstatoj se kjo mbeshtetje nuk ka munguar dhe premton te rritet. Angazhimit serioz te USAID, KE, Qeverise Holandeze, OSBE, qeverisë gjermane, I janë bashkuar dhe po I bashkohen gjithnjë e me shume Banka Botërore, BE, si dhe donatorë të tjerë. Nderkaq decentralizimi ka impenjuar në vijimësi dhe forumin e Miqve te Shqiperise. Këto përpjekje kanë bërë që asistenca e tyre financiare dhe teknike të njohë rritje, progres, por dhe efektivitet.

Decentralizimi ka mobilizuar edhe energjite e shoqerise civile. Konstatoj me kenaqesi se komunitetet vendore po behen gjithnje e me aktive dhe kjo do te kerkonte qe njesite e qeverisjes vendore te beheshin gjithnje e me te hapura dhe te perfshinin gjithnje e me shume komunitetet ne vendimmarrje. Kjo forcon demokracine, ul nivelin e korrupsionit dhe mobilizon fonde e kontribute te tjera.

Sot eshte krijuar nje rrjet I gjere dhe gjithnje e me I kualifikuar ekspertesh shqiptare te cilat kane dhene dhe po japin kontributin e tyre ne kryerjen e reformes; do te sugjeroja perfshirjen gjithnje e me te gjere te tyre si ne nivelin strategjik te reformes se decentralizimit, ashtu edhe ne hartimin dhe zbatimin e programeve individuale te cdo njesie vendore.

Duke përfunduar këtë ndërhyrje, më lejoni të ritheksoj gatishmërinë time dhe të anëtarëve të kabinetit të pranishëm në takim, për të diskutuar e debatuar së bashku.

Ju faleminderit!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›