Kryeministri Mitsotakis udhëton këtë javë drejt Shqipërisë, vizitë në minoritetin grek

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të udhëtojë këtë të enjte drejt Shqipërisë, ku pritet që të vizitojë Himarën, Finiqin e Dropullin.
Sipas mediave greke, nuk është e sigurt nëse Kryeministri Rama do të shoqërojë Mitsotakis në vizitën e tij në minoritetin grek. Kryeministri Mistsotakis e kishte planifikuar më herët vizitën në minoritetin grek në jug të Shqipërisë por vizita e tij u shty.
“Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Dervician është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, njoftonte më herët ambasada greke.
/rtsh.al/