E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alarmet për bomba tronditin Maqedoninë e Veriut

Alarme për bomba janë dërguar të premten në adresat elektronike të hotelit Aleksandar Palas, Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendrës Tregtare “East Gate”, njofton ALSAT.

Nga hoteli Aleksandar Pallas janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe të punësuarit, është anuluar dhe konferenca vjetore e Odës ekonomike, në të cilën duhej të merrte pjesë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Janë evakuuar edhe të punësuarit në Aeroportin e Shkupit dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. 

Për momentin është mbyllur dhe po kryhen kontrolle në East Gate.

Ditët e fundit kërcënimet me bomba kanë synuar institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit.

Vetëm gjatë ditës së enjte janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›