E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Ndryshimi per mire i jetes se qytetareve mbetet prioritet i qeverise

Turizmit në komunën Gosë të Kavajës, i shtohet edhe një tjetër mundësi zhvillimi.

Përmes një fondi prej 970 milion lekë të buxhetit të shtetit, është ndërtuar sipas parametrave moderne rruga Gosë-Kavajë, me një gjatësi prej 15 kilometrash.

I pranishëm gjatë inaugurimit të përfundimit të rrugës, kryeministri Berisha tha se rruga do të ketë impakt jo vetëm tek banorët e e zonës, por në mënyrë të veçantë në rritjen e turistëve shqiptarë dhe të huaj, ku rrethi i Kavajës është gati për të pritur gjysëm milioni turistë në vit.

Kreu i qeverisë tha se zona e VilBashtovës do të njohë një zhvillim të madh, ndërsa do të ndërtohen komplekset më të bukura turistike në Mesdhe që kapin vlerën e 1 miliard eurove.

Duke iu referuar projektit të mazhorancës për të arritur në destinacionin “Shqipëria vend i zhvilluar”, Berisha ftoi banorët e kësaj komune, që të zhvillojnë projektin bujqësisë së ullirit dhe të arrorëve.

Ndërsa premtoi se pas përfundimit të infrastrukturës rrugorë, infrastruktura e vaditjes mbetet prioritet i qeverisë.

Kryeministri ka përsëritur për drejtuesit vendorë se qeveria do të financojë çdo projekt të komunave dhe bashkive, për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve shqiptarë në çdo cep të Shqipërisë.

Në përfundim, shefi i qeverisë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha zhvilloi një vizitë në Kalanë e VilBashtovës, e cila ofron një pamje të mrekullueshme nga të katër anët e saj.

Ndërsa mori pjesë edhe në festivalin artistik të zhvilluar në kuadër të turizmit në ambjentet e kësaj kalaje.

Të pranishëm në festival ishte dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe qindra artdashës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›