Kryesia e PD shpall 25 anëtarët e rinj, Basha më i votuari
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 25 anëtarët e kryesisë së saj, ku 8 prej tyre janë femra.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Komisionit të votimit, Gjergj Lezhja, bëri të ditur se në votimin për anëtarë të kryesisë, nga 144 anëtarë të Këshillit Kombëtar morën pjesë dhe votuan 134 prej tyre.
Sipas tij, në kutinë e votimit u gjetën 134 fletë votimi dhe nga këto tre dolën të pavlefshme.
Pas procesit të numërimit rezultoi se Lulzim Basha ishte anëtari më i votuar nga Këshilli, me 106 vota, duke u pasuar nga Sokol Olldashi me 104 vota, ndërsa Jozefina Topalli dhe Bujar Nishani me 94 vota, etj.
Lezhja bëri publike dhe emrat e kryesisë së PD, dhe se anëtarët e kryesisë së partisë janë edhe Albana Vokshi dhe Gert Bogdani, si kryetarë të organizatave partnere, përkatësisht, Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i PD-së
PËRFUNDON NUMËRIMI I ANËTARËVE
Ora 17:43 Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përfunduar procesin e numërimit të votimit të 25 anëtarëve të rinj të kryesisë dhe pritet që të mbyllë procesverbalet, për të dalë në një komunikatë, ku do të bëhen publike emrat e anëtarëve të rinj.
Gjatë mbledhjes së Këshillit është vendosur që të votohet vetëm për anëtarët e rinj, ndërkohë që në shtator do të kjo parti do të votojë për nënkryetarët dhe sekretariatin e ri të kësaj force politike.
Në zbardhjen e listës së plotë të 25 anëtarëve të rinj të kryesisë pritet një rikonfirmim i emrave aktual, por edhe prurje të reja. Mësohet se në përbërjen e re të kryesisë 8 anëtare do të jenë femra, dhe 17 do të jenë meshkuj.
Procesi i numërimit ka zgjatur rreth katër orë, ndërkohë që ai i votimit zgjati reth një orë.
KËSHILLI KOMBËTAR I PD VOTON ANËTARËT
Ora 11:35 Keshilli Kombetar nisi punen me votimin e fshehtë për të përzgjedhur 25 anëtarët të rinj të kryesisë së partisë më të madhe të maxhorancës.
Lista me emra u paraqit nga kryeministri, i cili i la 15 minuta kohë anëtarëve të këshillit Kombëtar për të parë emrat dhe për të shtuar emra të tjerë nëse ato kanë. Më pas nisi votimi i anëtarëve të kryesisë së PD-së. Ajo cka vihet re dhe tashmë është zyrtare është se, emrat e 2 zërave kundërshtarë të liderit të PD-së, ajo e Omer Stringës e Aleksandër Biberajt nuk do të jenë pjesë e këtij procesi. Në listë spikasin dy emrat e rinj, ajo e Eduard Halimit, i sapo emëruar si ministër i Drejtësisë dhe e Aldo Bumçit, i sapo emëruar ministër i Kulturës. Kryesia e re do të ketë në përbërje 8 gra dhe 17 burra, pjesa më e madhe ministra, qeveritarë të kabinetit. Votimi mund të zgjasë deri pasdite. Procesi që ka të bëjë me rinovimin e kryetarëve dhe sekretariatit, nuk do bëhet sot, por pritet të shtyhet për në shtator.
Kuvendi Kombëtar i PD-së, i mbajtur më 14 dhjetor të 2009-ës rikonfirmoi kryeministrin, Sali Berishën në krye të partisë me 1208 vota pro, nga 1218 delegatë si dhe zgjodhi edhe Këshillin e ri Kombëtar.
Këshilli Kombëtar është zgjedhur bashkë me kryetarin e partisë, Sali Berisha një vit e gjysmë më pare, por gjatë kësaj kohe nuk është mbledhur për të zgjedhur forumet e tjera të partisë.
PD MBLEDH KËSHILLIN KOMBËTAR, BERISHA: RAMA KËRKOI FITOREN ME DHUNE
Ora 10:30 Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar për të analizuar në detaje zgjedhjet lokale të 8 majit, si dhe për të votuar kryesinë e re. Kryeministri sulmon Ramën, si kryetar i opozitës dhe si ish kryetar i bashkisë së Tiranës. Berisha: Rama ktheu Tiranën në kështjellë betoni. Ndihet mire kur bllokon e jo kur voton.
Mbledhja nisi sot paradite në orën 10:30 në selinë blu. Kryeministri Berisha e hapi mbledhjen duke mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave të dy atentateve në Norvegji, të këtij “vendi mik” sic e quajti Berisha i cili u përball me dy sulme terroriste.
Duke analizuar zgjedhjet vendore të 8 majit Berisha i cilësi si “procesi më i bukur i zgjedhjeve vendore, dhe në disa aspekte procesi më unik.. ku PD e koalicioni që ajo drejtoi shënuan fitoren e katërt të tyre". Për kryeministrin, fitorja ishte besim që qytetarët dhanë për qeverinë dhe projektin e saj "Shqipëria vend i zhvilluar".
"Fituam në 290 komuna e bashki, kundrejt 149 komuna e bashki që fitoi aleanca e vetmisë së madhe”- tha Berisha.
Duke u ndaluar në zgjedhjet e zhvilluara për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Berisha tha se “Në Tiranë u përballën dy kultura në Tiranë, u përball morali qytetar me mafien” dhe sulmoi Ramën duke e akuzuar se kërkoi të impononte fitoren me “dhunë e terror”.
“U rrethue KQZ pë ditë me radhë. U kërcënuan fizikisht drejtues të këtij komisioni. U nis një breshëri ultimatumesh.”
Sipas kreut të qeverisë fitorja e Ramës me 10 vota ishte rezultat paraprak, që ata e njohën, por nuk ishte rezultat përfundimtar.
Berisha sulmoi Ramën, si kryetar i bashkisë së më të madhe në vend i cili për 3 mandate në krye të saj “nuk bëri asgjë për Tiranën, përvec pastrimit të Lanës, lyerjes së pallatave... Ai shndërroi Tiranën në rrënim urbanistik, zhduku njëra pas tjetrës të gjithë shërbimet dhe po e katandiste në një kështjellë të fortë betoni.”
Më pas sulmoi Ramën, si lideri i partisë më të madhe në opozitë, dhe kundërshtari i tij politik i cili "përdor pushtetin për bllokim. jo votim.
"Natyrisht ne nuk mund të udhëheqim opozitën. Nuk mund të bindim Ramën, se zgjedhësit kanë votuar për të dhe deputetët e tij jo për të... Ai ndihet më i rëndësishëm kur bllokon se voton." - tha kryeministri duke nënvizuar prej disa muajsh nuk dëgjohet më zëri i opozitës. "Jo bllokim por ushtrim i pushtetit në funksion të alternativës"- tha lideri i PD-se.
Lideri i maxhorancës e cilësoi të suksesshme bashkëpunimin me aleatët dhe krijimin e koalicioneve dhe paralajmëroi daljen e PD në koalicion në zgjedhjet parlamentare të 2013. “Ne kemi një leksion të nxjerrë nga shqiptarët. Në zgjedhjet e 2013 do shkojmë me koalicion”.
(s.g/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Lista e plotë e 25 anëtarëve të rinj dhe kryesisë së PD VIDEO: PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Rama kërkoi fitoren me dhune