Kryeministri Opozita mohon cdo arritje te qeverise
Kryeministri Berisha peruroi dje shkollen e re 9-vjecare ne Kruje. Gjate fjales se mbajtur ne ceremonine e posacme kreu i qeverise vuri theksin te arritjet e qeverise vecanerisht te vendimi i PE-se per liberalizimin e vizave. Berisha nderkaq e akuzoi opoziten se trillon dhe mohon cdo arritje te qeverise. Krere te opozites deklarojne ne takime publike se Shqiperia eshte bere nje vend ku nuk jetohet dot se Shqiperia duhet braktisur ne nje kohe kur bota vlereson se Shqiperia renditet sot e 57-ta si vendi me i mire ku mund te jetohet. Keta zoterinj dhe shoke cdo dite flasim per krize ekonomike packa se ne nje hark kohor 9-mujor vetem ne rrethin e Tiranes dhe te Krujes jane investuar mbi 400 milion ero dhe jane krijuar mijera e mijera vende pune te reja. Keta zoterinj flasin nga mengjesi gjer ne darke per korrupsion shpifin trillojne dhe mendojne se me shpifje e trillime do te mund te maskojne dhe mbulojne gjobat prej 100 milione eurosh qe u vendosin kompanive te ndertimit ne Tirane. Le tu themi nga kjo platforme se kane ikur koherat e eterve tuaj kane ikur koherat kur ju mashtronit qytetaret e shtypur - eshte shprehur Berisha.
9 Tetor 2010