E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Qeveria e ktheu Shqiperine ne nje vend nxites per investitoret

Industria e përpunimit të mbetjeve punëson mijëra punëtorë në mbarë vendin.

Këtë fakt, kryeministri Berisha e theksoi gjatë ceremonisë së përurimit të impiantit të mbetjeve të metalit në Xhafzotaj të Durrësit, një investim ky me vlerë prej 8 milionë eurosh.

“Ky investim për mbrojtjen e mjedisit, përbën një investim edhe në punësim”, tha ai.

Duke vijuar më tej me faktin se Shqipëria është një vend me potencialet më të mëdha në rajon.

“Qeveria ime prandaj u angazhua për ta kthyer Shqipërinë në një vend nxitës për investimet e huaja.

Pati nga ata që thjesht i interpretuan si një limonadë elektorale, por ne nuk e ndërmorëm atë si të tillë.

Ne vendosëm të bëjmë gjithçka për këtë qëllim, që Shqipëria të jetë vend tërheqës për investimet e huaja.

Ne vendosëm këtu barrën më të ulët fiskale në Evropë, realizuam nismën One Stop Shop, kontratat me investimet 1Euro etj.

Qeveria është e vendosur për të përmirësuar të gjithë kuadrin ligjor në mënyrë që ju dhe investitorët e tjerë të realizojnë histori suksesi në këtë vend.

Shqipëria ofron mundësi të mëdha, pasi ajo ka potenciale të jashtëzakonshme, ku më i madhi është ai njerëzor”, tha më tej kreu i qeverisë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›