E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama ndan pamjet nga Kelmendi: Destinacion festash si në përralla

Malësia e Kelmendit konsiderohet si një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare, ku qeveria ka investuar veçanërisht për përmirësimin e infrastrukturës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fshatrat e Kelmendit nën pushtetin e borës, të cilat ftojnë vizitorët në festat e fundvitit.“Mirëmëngjes dhe me bukuritë e Kelmendit, që mund të jenë një destinacion festash si në përralla, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Fshatrat e komunës Kelmend në Malësinë e Madhe në qarkun e Shkodrës, me ndërtimin e rrugës së re me parametra të standardit evropian, kanë filluar të vizitohen në masë nga turistët e huaj dhe ata vendas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›