E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takohet me Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama, merr pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih, që ka nisur sot dhe d të mbahet për 3 ditë për të diskutuar tensionet me Rusisë dhe Ukrainës. Zoti Rama është takuar në Mynih me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Gjatë takimit është folur edhe për çështjen e kufijve detar mes dy vendeve, që është rënë dakord që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku për Mitsotakis “kjo do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por edhe sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.”

I gjithë spektri i marrëdhënieve dypalëshe ishte pjesë e diskutimit mes dy kryeministrave, ku Mitsotakis nënvizoi “mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivën dhe kursin europian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.” 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›