PD sulmon kandidatin e Berishës në Dibër: “Non Grata“ dhe Meta, po poshtërojnë dibranët

Partia Demokratike ka sulmuar kandidatin e Berishës në Dibër, Premtim Kryemadhi, ku thotë se ai është i zgjedhuri i Ulsi Manjës, dhe po punojnë për të dëmtuar PD-në. Selia e PD shkruan se Premtim Kryemadhi, është bashkëshorti i prokurores Belina Zeneli, që, sipas PD, “refuzoi të vejë para drejtësisë vjedhësit e zgjedhjeve të përfshirë në dosjen 184”.
“Non Grata“ vazhdon sulmet kundër demokratëve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, në Dibër përfaqëson korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manja dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blerë votat në Dibër. “Non-grata“ dhe Meta po i poshtërojnë dibranët me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk do të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhin Berishën dhe Metën, mbajnë Ramën”, shkruan PD.