Kryeministri Rama në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Kryeministri Rama do i bashkohet samitit me liderë të tjerë, mes të cilëve Presidentja e Sllovenisë, Natasa Musar, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen, kryeministri Golob, dhe homologët nga Kroacia dhe Mali i Zi.
Kryeministri Rama do të jetë në panelin e nivelit të lartë “Një botë e realiteteve paralele”, bashkë me homologët e Sllovenisë, Kroacisë dhe Serbisë.
Forumi Strategjik i Bledit, në edicionin e përvitshëm, që mbahet në qytetin piktoresk, rreth 60 km larg kryeqytetit Ljubjanë, synon të sjellë në tryeza për diskutim çështje të sigurisë, pasigurive, klimës, shëndetit global, varfërisë, pabarazisë etj.