E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama në Turqi, fabrikë e prodhimit të vaksinave në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama, thotë se ka zhvilluar një takim me Canturk Alagöz, pronarin e kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac. Në një reagim në rrjetet sociale, zoti Rama thekson se është diskutuar për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence faramaceutike.

‘I nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim’- shkruan zoti Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›