E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: “Do t’i bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore të 25 prillit”

Kryetari i Partisë Demokratiike Lulzim Basha vijoi fushatën elektorale brenda PD-së në Kavajë e Rrogozhinë. Ai përsëriti para demokratëve se rezultati i 25 prillit jo vetëm që nuk do të njihet por duhet  t’i bindë aleatët për atë çka e cilësoson masakrë zgjedhore. “Ne do t’i bindim aleatët tanë  për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendit” , tha sot Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimet me struktura të PD-së. “Përgjigja e parë që keni marrë nga kryetari i Partisë Demokratike që në ditët e para që duhet të kumbojë fort nga Kavaja e kudo në Shqipëri edhe njëherë, është që ne as i njohim dhe as nuk do ta pranojmë kurrë masakrën zgjedhore të 25 prillit. Ne do t’i bindim aleatët tanë  për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin. Ne jemi shpresa e vetme për demokraci dhe arsyeja se pse jemi të tillë është aleanca që kemi krijuar me njerëzit, ndaj duhet ta thellojmë këtë aleancë me shoqërinë, me të gjithë shtresat dhe me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi që janë shumica absolute përballë një pakice të pakicës.”tha zoti Basha.
Lideri demokrat tha se bashkë me aleatët do të përgatisin një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë Shqipërisë. 
Mes të tjerash Basha tha se PD-ja do të vijojë misionin që peshon më shumë se partia, që sipas tij është pesha e fateve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. 
Më 13 qershor, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Lulzim Basha kërkon një mandat të tretë në krye të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›