PS, Balla: Gabimet në fletët e votimit na kushtuan 4 mandate

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se PS do të kishte marrë 78 mandate nëse një pjesë e qytetarëve nuk do të kishin votuar gabim për emrin e kandidatëve, duke e bërë fletën e votimit të pavlefshme.
“PS do të kishte pasur 78 mandate, nëse ato katër mandatet nuk do të kishin humbur për shkak të votave të pavlefshme të qytetarëve që kishin zgjedhur 12-ën, por kishin zgjedhur një kandidat jo nga lista e PS”, deklaroi Balla.
PS duhet të bëhet gati për zgjedhjet vendore, tha Balla.
“Të bëhemi gati për zgjedhjet vendore më 2023 dhe zgjedhjet parlamentare 2025. Duhet të forcojmë organizatat socialiste, që jo në të gjithë vendin kishin efektivitetin e duhur. Kjo asamble do të thërrasë Kongresin për nisjen e një fushate të madhe hapjeje të PS. Më të madhen dhe realen që PS ka ndërmarrë në shumë vite”, u shpreh Balla.