Kryeministri Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian. Në një intervistë për Al Jazeera, në margjinat e konferencës së Dialogut Global të Berlinit në fund të muajit të kaluar, Rama ka minimizuar shqetësimet perëndimore se Rusia po përgatitet për konflikte të mëtejshme në Evropë dhe sugjeroi se Bashkimi Evropian duhet të ketë një plan konkret paqeje për Ukrainën në mes të përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.
Ai theksoi se Bashkimi Evropian po provokohet nga Rusia, ndërsa shtoi se unioni po mendon të mbrohet më mirë. Ai shtoi se do të ishte budallakëk prej çdo vendi që të sulmonte anëtarët e BE-së ose NATO-s.
“Rusia nuk do të sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian”, tha ai. NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka nga askush dhe asgjë për t’u frikësuar sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani. Njëzet e tre nga 27 shtete anëtare të BE-së janë anëtarë të NATO-s. Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe është një vend kandidat për në BE që nga viti 2014. BE po provokohet shumë nga Rusia. Vendet në kufi me Rusinë po provokohen çdo ditë… BE-ja po mbrohet dhe po mendon të mbrohet më mirë”, deklaroi Rama.
Duke u ndalur te lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet e BE-së ndaj Moskës, Rama shtoi se I bën përshtypje fakti që Bashkimi Evropian nuk ka një plan paqeje.
“Fakti që BE nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm”, tha Rama.
Ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump përpiqet të sigurojë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, Rama tha se “BE-ja duhet të mendojë për të pasur diplomacinë e saj në veprim për të promovuar vizionin e saj për paqen”.
Ai sugjeroi gjithashtu se zyrtarët e BE-së duhet “të gjejnë një mënyrë për të biseduar me rusët” për t’i dhënë fund luftës. Rama pohoi se Shqipëria, e cila nuk ka raportuar asnjë pamje të dronëve rusë, ndjen pak presion, pavarësisht nga inkursionet e dukshme, pasi vendet e Evropës Lindore në kufi me Rusinë janë në gatishmëri të lartë të sigurisë.
/rtsh.al/