Rama reagon pas vlerësimit për Shqipërinë: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE

Bashkimi Evropian ka publikuar sot raportin e progresit për vendet kandidate për anëtarësim, mes tyre edhe Shqipërinë, duke vlerësuar ecurinë e tyre në rrugën drejt integrimit në union.
Raporti për Shqipërinë vlerëson vijueshmërinë e reformave nga qeveria “Rama 4”, duke theksuare se vendi ynë ka shënuar një përparim të paprecedentë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Vlerësimi u prezantua nga Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, dhe Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, të cilat dhanë një pasqyrë të gjetjeve kryesore të raportit të ri.
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Rama shkruan se do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së.
“Po, e bëmë — dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku.”
Raporti i Komisionit Evropian përbën një sinjal pozitiv për vijimin e procesit të integrimit, ndërsa BE-ja nxit Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe të përshpejtojë reformat kyçe në funksion të anëtarësimit.
Yes, we did! And we will do whatever it takes to finally sit as equals around the EU table. Let’s keep going, fast forward, together🇦🇱💌🇪🇺 pic.twitter.com/3ylIzzarJU
— Edi Rama (@ediramaal) November 4, 2025
/rtsh.al/