Kryeministri Rama takon Elon Musk në Itali, Musk-Ramës: Do më pëlqente të vija në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama takoi sot në Itali themeluesin e Space X, Teslës dhe pronarin e rrjetit social X, Elon Musk.
“Me Mister X në Romë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Në bisedën e tij me kryeministrin Rama, Elon Musk u shpreh se do t’i pëlqente të vinte në Shqipëri.
Kreu i qeverisë u përgjigj se që kanë bërë ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohet.
Rama ndodhet sot në Romë me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni, ku po merr pjesë në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023.
Rama zhvilloi edhe një bashkëbisedim me gazetarët Maurizio Belpietro, drejtor i “La Verità” dhe Andrea Malaguti, drejtor i “La Stampa”.
Në bashkëbisedim Rama u shpreh s e marrëveshja me Italinë për emigrantët është e natyrshme dhe se nuk ka asgjë jo kushtetuese.
/rtsh.al/