E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Regjistrimi i popullsise nje akt madhor per vendin tone

Regjistrimi i popullsisë përbën një akt të rëndësishëm për vendin tonë.

Kështu ka pohuar kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke folur mbi këtë proces, i cili sipas tij, bëhet një realitet i ri.

“Do të regjistrohet popullsia dhe pronësia dhe ky është një akt madhor.

Ky proces u shty për në vjeshtë, për shkak të fushatës zgjedhore”, bëri me dije ai.

Më tej, kreu i qeverisë ka sulmuar kategorinë e personave që kanë dalë kundër regjistrimit të popullatës.

“Ç’janë këta që derdhin lotë krokodili për identitetin?

Ky komb nuk ka vuajtur dhe nuk do të vuajë kurrë për identitetin e tij.

Ku është e keqja që një shqiptar të shkruajë besimin e tij?

Çdo shqiptar është krenar për besimin e tij te Zoti dhe përkatësinë e tij etnike”, shtoi Berisha.

Duke risjellë në vëmendje se e njëjta gjë u bë edhe me fushatën për prodhimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit.

“Shqiptarët do të regjistrohen si qytetarë të lirë dhe pa asnjë lloj detyrimi. Shqiptarët kanë qenë dhe kanë mbetur shqiptarë.

Regjistrimi është një e dhënë në një kohë të caktuar.

Ai duhet të jetë një proces i qytetëruar”, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›