Presidenti, nuk pritet të dekretojë sot ministrat e rinj

Presidenti Bamir Topi, nuk pritet të dekretojë sot dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, të cilët u emëruan dje nga kryeministri Berisha. Lajmi për mosdekretimin e tyre ditën e sotme, bëhet nga burime pranë Presidencës.
Kryeministri Berisha dërgoi dje në Presidencë emrat e dy ministrave të rinj.
Eduard Halimi u emërua ministër i Drejtësisë, ndërsa Aldo Bumçi u emërua ministër i Kulturës. Bazuar në nenin 98, pika 1 të Kushtetutës presidenti ka shtatë ditë afat për të dekretuar emrat e dy ministrave të rinj.Ndërsa nesër do të zhvillohet senaca e fundit parlamentare, për këtë sesion.
Nëse dy ministrat e rinj, nuk do të dekretohen deri nesër, atëherë duhet që Kuvendi të thërrasë një tjetër seancë për votimin e tyre.