E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI E gjithe sjellja politike e Edi Rames ka demtuar ne thelb interesat e vendit tone

Edi Rama duhet që të kuptojë se interesat evropiane të vendit nuk janë të lidhura me karrigen e kryetarit të Partisë Socialiste, por janë të lidhura me interesat e qytetarëve të vendit.

Kështu pohoi gjatë një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Sipas tij, “është e rëndësishme që edhe lidershipi i Partisë Socialiste të kuptojë që nuk mund të vazhdojë ta mbajë PS-në jashtë kontributeve pozitive dhe ta detyrojë të prodhojë negativitete në dëm të interesave kombëtare, në dëm të interesave evropiane të vendit”.

Duke theksuar më tej se “ndjesa më e mirë është marrja e përgjegjësive konkrete për atë që ka bërë, pasi veprimi i papërgjegjshëm i Edi Ramës nuk është se dëmtoi vetëm interesat e Partisë Socialiste.

“E gjithë sjellja e tij politike ka dëmtuar në thelb interesat e vendit. Ndaj në kushtet e faktit që ai merr përsipër të kërkojë ndjesë, kjo është e mangët përsa kohë nuk shoqërohet me përgjegjësi konkrete”, saktësoi Rama.

“Marrëdhëniet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, me çdo faktor të rëndësishëm ose jo politik në vend, kushtëzohen vetëm nga interesat e vendit dhe nga kontributi që secila forcë politike jep në të mirë të vendit”, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›