Kryeministri Rritja e re e pagave dhe pensioneve prioritet i buxhetit te ardhshem
Buxheti i vitit të ardhshëm, i cili është më i madhi i hartuar ndonjëherë në vend, do të ketë si destinacion prioritar, rrogat dhe pensionet.
Një fakt të tillë kryeministri Berisha e ka deklaruar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke pohuar faktin se “dinamizmi i ekonomisë shqiptare na bën të mundur të qëndrojmë sërish në premtimin tonë dhe objektivin tonë të rritjes së rrogave dhe pensioneve”.
“Viti i ardhshëm do të shënojë sërish rritjen e ndjeshme të rrogave dhe pensioneve, si edhe atë të ndihmës ekonomike.
Por në të njëjtën kohë, buxheti i tij do të mbështesë fuqishëm të gjitha projektet e Shqipërisë dixhitale”, shtoi kreu i qeverisë.
Duke pohuar se projektet për dixhitalizimin, janë jetike për transparencën, qytetarët dhe qeverinë e hapur të këtij vendi.
“Viti i ardhshëm do të shënojë reformën më të thellë në sistemin e shëndetësisë dhe shërbimeve publike, ndaj është e domosdoshme që të rishqyrtohen edhe njëherë nga ana e ministrive përpraësitë, duke nshpallur përparësi të parë “Shqipërinë dixhitale”.
Viti i 100 vjetorit të pavarësisë së vendit, duhet të jetë viti i Shqipërisë dixhitale, pasi ky vend nuk k a mënyrë më të mirë për të festuar shekullin e vuajtjeve dhe sakrificave, sesa një Shqipëri dixhitale”, theksoi kreu i qeverisë.
Më tej, ai tha se kjo do të ishte një kurorë e shkëlqyer dhe një nderim i madh për një komb që iu deshën dekada të tëra përpjekje.
Por Berisha tha gjithashtu se të rëndësishme do jenë edhe projektet në infrastrukturë, të cilat do të ecin me shpejtësi.
“Ne që kemi bërë kilometra të tëra rrugë në gjithë vendin, nuk mund të ndalemi në miljen e fundit.
Prioritet do të ketë edhe ndërtimi i sistemit të ri rrugor.
Të konsolidojmë sistemin e qëndrueshëm në vend.
Ne rrugët do t’i bëjmë. Kjo është motoja jonë.
Do të përqendrojmë fondet më të mëdha në përfundimin e rrugëve të nisura dhe në ndërtimin e rrugëve në tërësi.
Akoma kemi dhjetëra komuna që nuk janë të lidhura me akset kombëtare me rrugë të asfaltuara, madje shumë prej tyre nuk kanë pasur aks kombëtar, ku të lidhen.
Infrastruktura do të ecë më shpejtësi drejt të gjitha maleve të vendit. Ato janë një pasuri e jashtëzakonshme e gjithanshme.
Potencialet e vargmaleve të Shqipërisë janë mijëra herë më të mëdha se këto që shfrytëzohen sot dhe fatkeqësisht janë krejt të panjohura”, nënvizoi Berisha në lidhje me projektet infrastrukturore të buxhetit 2013.
Ndërkaq, kryeministri ka ironizuar sërish kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili sipas tij është në prag të daljes në pension.
Duke folur për librin e tij, Berisha e cilësoi atë si një libër kujtimesh në prag të pensionimit nga politika.
Ndërsa shtoi më tej se ky buxhet do të mbështesë edhe reformat në arsim, në shëndetësi, trashëgimi kulturore, modernizimit të shërbimeve të sistemit të drejtësisë.
“Shqipëria jeshile, drejtim themelor i zhvillimit të vendit.
Është në avantazhin tonë të madh që të konsolidojmë në këtë vend zhvillimin e qëndrueshëm jeshil.
Ndaj dhe ky vit shënon përpjekke të reja në politikat tona në dy projektet e mëdha kombëtare, ullirin dhe arrorët.
Informoj kryetarët e komunave, e fermerët se janë zhvilluar konsulta intensive me ministrinë e Bujqësisë dhe Mjedisit dhe po shqyrtohet i gjithë kuadri ligjor në mënyrë që kompetencat të shkojnë tek ata që administrojnë territorin”, shtoi Berisha.