MPJ Qeveria shqiptare mbeshtet te drejten legjitime te popullit libian
Ministria e Punëve të Jashtme, me anë të një deklarate, përshëndet shpalljen nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit të Ditës së Çlirimit të Libisë, më 23 tetor, ditë që i dha fund regjimit autokratik të Moamar Gadafit.
“Qeveria shqiptare ka mbështetur të drejtën legjitime të popullit libian dhe u rreshtua që në fillim përkrah koalicionit ndërkombëtar në mbështetje të popullit libian për përmbysjen e diktaturës së Gadafit”, citon deklarata.
Duke shtuar se në këto momente historike për popullin mik libian, Shqipëria është përsëri në krah të tij dhe përfaqësuesve të tij legjitimë të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, në përpjekjet e tyre për pajtim kombëtar, dhe për një sistem të ri të ndërtuar mbi bazën e lirisë, drejtësisë e progresit.
“Ne shprehim besimin dhe gatishmërinë tonë të plotë për zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve e popujve”, përfundon ajo.