E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi anulon vizitën në Bruksel

Deri më tani nuk dihen shkaqet e anulimit të vizitës, ndërsa zëdhënësi i qeverisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Nga ana tjetër, Brukseli ka bërë të ditur se vizita është shtyrë për shkak të impenjimeve të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Havier Solana.

Kryeministri i Kosovës do të udhëtonte sot për në Bruksel, ku do të diskutonte me Solanën për protokollin që pritet të nënshkruhet gjatë këtij muaji midis Beogradit dhe EULEX-it. Zëdhënësi i Thaçit, Memli Krasniqi tha se vizita e parashikuar për sot është shtyrë për një datë tjetër.

Mendohet se shkak i anulimit të vizitës, është paralajmërimi i BE-së për nënshkrimin e protokollit midis Serbisë dhe EULEX-it, i kundërshtuar ashpër nga Prishtina zyrtare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›