Fati i të pagjeturve në Këshillin e Sigurimit
Ajo thotë se greva do të vazhdojë deri sa institucionet të marrin një hap konkret për këtë çështje. “Ne po presim përgjigje konkrete. Edhe pas vizitës së dr. Fatmir Sejdiu, meqë ai premtoi që do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që të bëhet diç më shumë. Ne shpresojmë që Sejdiu do të takohet me Yves De Kermabon dhe Komisionin ndërkombëtar për të zhdukurit dhe madje çështja të ngritët në Këshillin e Sigurimit që do të mbahet më 15 shtator”, ka thënë Nysrete Kumnova.
Greva ka hyrë në ditën e saj të nëntë, ndërkohë që gjendja shëndetësore e nënave nuk është edhe aq e mirë, por Kumnova thotë se ato janë të vendosura të vazhdojnë, ashtu siç e kanë marr edhe vendimin. Të hënën nënat greviste i vizitoi presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu si dhe krerë të partive opozitare. (rtk/start)