E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, Godo: Siguruam vaksinën. Në vjeshtë situatë agresive

Në nje seminari rajonal te organizuar ne Durres, ministrja Godo theksoi se vendi e ka te zgjidhur problemin me vaksinat për të gjitha rastet e emergjencave. Por, Ministrja vuri në dukje se situata do të bëhet agresive në vjeshtë 

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë Anila Godo bëri të ditur sot paradite gjatë një seminari rajonal në Durrës se Shqipëria e ka siguruar vaksinën kundër gripit të derrit, A/H1N1. Në seminarin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Godo theksoi se vendi e ka te zgjidhur problemin me vaksinat për të gjitha rastet e emergjencave. Ministrja vuri në dukje se aktualisht rastet me virusin e gripit të derrit në vend nuk kanë qënë alarmante, por situate do të bëhet agresive në vjeshtë. Sipas Godos, MInistria i ka marrë të gjitha masat për të përballuar rastet e rënda, por që gjithsesi, në rast pandemie, do të jenë spitalet në të gjithë vendin atyre që do tu duhet të përballojnë emergjencat e këtij lloji gripi.
Ministria e Shëndetësisë sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka shpërndarë nëpër cdo qëndër spitlore në vend, një udhëyim sesdi duhet të veprohet në rast të shfaqjes se gripit të derrit.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›