E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Thaçi udhëton sonte në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi udhëton sonte në Bruksel, ku nesër do të zhvillojë një takim me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Të dy kryeministrat janë ftuar nga Shefja për Politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton për tu takuar në një darkë pune.

Gjatë takimit pritet të bisedohet për zbatim të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në takim do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi dhe koordinatori për bisedimet me Serbinë, Blerim Shala./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›