E Diel, 1 Nëntor 2026

Sektori i Bujqësisë ka kapacitet të krijoj vende të reja të punës

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, z. Besnik Tahiri i shoqëruar nga ekipi i tij vizituan fshatrat Vranidoll, Tenezhdoll dhe Barilevë.

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, z. Besnik Tahiri, gjatë kësaj vizite u takua me banorët e këtyre fshatrave për tu njohur me problemet që ata ballafaqohen dhe mbi të gjitha me atë që ndërlidhet me mundësinë që ofron sektori i Bujqësisë në krijimin e më shumë vendeve të punës.

Z. Tahiri, gjatë takimit me qytetarë shpalosi pikat e programit zhvillimor të AAK-së dhe konceptin qeverisës me Prishtinën. Ai duke folur për programin e tij ekonomik theksoi se “Bujqësia duhet të krijoj vende të reja të punës pasi që toka e kësaj anë është pasuri dhe resursë i rëndësishum pë komunës tonë”. Tutje ai tha se ”secili fermer që ka tokë bujqësore do të përkrahet në forma të ndryshme për të inkuadruar sa më shumë njerëz në punë dhe mbi të gjitha për të mundësuar punësimin e të rinjvëve dhe të rejave që jetojnë në këto treva, ne gjithashtu duke ndihmuar sipërmarrjet përpunuese do të ofrojmë mundësi që të shtojmë prodhimin dhe të fusin teknologji të standarteve të reja - duke rritur dhe pasuruar shportën e produteve që ofrohen nga ky sektorë.

Gjatë kësaj vizite z. Tahiri poashtu, u interesua për investimet publike të bëra në këto fshatra të cilat janë të pakta dhe dobët të realizuara, sidomos në rrugë dhe kanalizime, duke theksuar se ne do të mbështesim këtë pjesë me politika zhvillimore dhe investime për të harmonizuar zhvillimin rural dhe urban, duke bërë të mundur që banorët e zonave rurale të gëzojnë akses në të gjitha shërbimet dhe benifitet komunale.

Kjo vizitë ishte në vazhdën e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët e Prishtinës për të ofruar një program të detajuar që bazohet në specifikat e secilit vendbanim dhe mbi të gjitha për të marr idet dhe sugjerimet e banorëve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›