E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peci jep dorëheqje

Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga shërbimi diplomatik i Kosovës. Këtë e ka bërë publike përmes një letre që i është dërguar në e-mail të redaksive të mediumeve që Peci thotë se dorëheqjen ia dorëzon Jahjagës.

Në letër thuhet se “Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të
njeh pavarësinë e vendit tonë”.


Në vijim letra e plotë e Pecit:

E nderuara Shkëlqesia e Juaj, znj. Presidente,

Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës.

Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z.  Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë.

Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin  e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e  Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ju falenderoj Juve, znj. Presidente dhe ish-Presidentin z. Fatmir Sejdiu për besimin që ma keni dhënë për udhëqjen e misioneve diplomatike të  shtetit tone në Stockholm dhe Beograd.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, konsideratat më të larta për personalitetin e Juaj.
Sinqerisht,
Lulzim Peci

Ndërkohë, Çitaku kishte planifikuar që ta takonte atë të premtën në Beograd.

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›