E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi vizitë zyrtare në SHBA

PRISHTINË-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot sot zyra e shtypit e Qeverisë kosovare.

Siç bënë të ditur burimet zyrtare, në kuadër të vizitës në Uashington, Kryeministri Thaçi do të takojë, nën Kryetarin e SHBA-ve, Joseph Biden, Zv. Sekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns, Nën Sekretarin e Mbrojtjes, James Miller, Kongresmenin Eliot Engel, si dhe shumë Senator, Konregresmen dhe zyrtarë të tjerë të lartë Amerikan. Sakaq, Kryeministri Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin John Hopkins.

Gjatë vizites në SHBA, Kryeministri Thaçi do të vizitojë edhe shtetin e Iowas, me të cilin Kosova ka të nënshkruar marrëveshjen për partneritet. Në Iowa, Kryeministri Thaçi do të takojë përfaqësues të shtetit të Iowas, si dhe investitor dhe biznesmen të këtij shteti.
Në përmbyllje të vizitës në SHBA, Kryeministri Thaçi do të qëndrojë në Nju Jork, ku do të merr pjesë në takimin e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë vizitë Kreyministrin Thaçi e shoqërojnë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›