Suedi, princesha Madeleine martesë me financierin O’Neill
STOKHOLM- Princesha Madeleine, vajza e tretë e mbretit, Carl XVI Gustav i Suedisë, u martua sot në Stokholm më financierin nga Nju Jorku, Chris O'Neill në praninë e 500 të ftuarve.
Pas ceremonisë së dasmës, që u festua në kishën e Pallatit Mbretëror, të porsamartuarit udhëtuan me karrocë drejt Riddarholmen, një nga 14 ishujt e Stokholmit.
Ndër të ftuarit figuronin princeshat Charlene e Monakos, Takamado e Japonisë dhe Princi Edward i Anglisë.
Princesha kishte veshur një fustan të dizenjuar nga stilisti italian, Valentino Garavani.
Nga ishulli Riddarholmen, çifti pritet të udhëtojë me anije drejt kështjellës Drottningholm.
(d.b/BalkanWeb)