Kryeministri Thaci uron besimtarëtpër Pashkë
PRISHTINE- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzoi sot Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët e krishterë të Kosovës, me rastin e Festës së Pashkëve.
"Festa e Pashkëve identifikon idenë e ringalljes së vlerave shpirtërore dhe filozofike, besimin në të mirën e jetës, kulturës dhe idealeve të qytetërimit”. Thekson në urim kryeministri Thaci ndërsa shton se
"Kjo festë e gjen Republikën e Kosovës, në vitin e tretë të shtetësisë së saj, duke vazhduar përkushtimet dhe vizionin tonë të përbashkët për implementimin e të gjitha kritereve dhe standardeve demokratike për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”.
(s.g/balkanWeb)