Thaçi uron besimtarët për Pashkët
Prishtinë, 23 prill, NOA – Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve, duke i dërguar një telegram urimi Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Festa e Pashkëve identifikon idenë e Ringjalljes së vlerave shpirtërore dhe filozofike, besimin në të mirën e jetës, kulturës dhe idealeve të qytetërimit, thuhet ndër të tjera në urimin e zyrës së shefit të qeverisë kosovare.
Telegrami pasi flet dhe për integrimet euro-atlantike të Kosovës që cilësohen si përkushtim dhe vizion i përbashkët përfundon me fjalët: Duke besuar se në familjet tuaja do të mbretërojë lumturia, mirëqenia, paqja dhe solidariteti, edhe njëherë ju shprehë urimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve.
NOA/RFE