E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: Ministri i Brendshëm të dorëhiqet për dhunën ndaj tifozëve

PRISHTINË- Lëvizja Vetvendosje ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi pasi të enjten, njësia speciale e Kosovës ka ndërhyrë kundër tifozëve të klubit të basketbollit të Prishtinës, Plisat.

Fjala është për përleshjet që ndodhën mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes në mes Klubit te basketbollit Prishtina dhe klubit serb Bambi, që përfundoi me fitoren e klubit kryeqytetas. Gjatë një konference me gazetarë ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i “Plisave”, Vetvendosje vlerësoi se “Nga sjellja e egër e njësisë speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhur nga Mitrovica vetëm më një qëllim të qartë, që të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë.”

Ankesa e Vetvendosjes ndaj Bajram Rexhepit ka të bëjë me deklaratën e këtij të fundit se fajtorë për dhunën janë tifozët e kryeqytetit, para se të kryhet çfarëdo hetimi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›