E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës

ROME-Nje operacion antidrogë ka nisur në Itali ku policia synon të shkatërrojë një bandë shqiptaro-italiane që merret me trafikimin e drogës. 16 urdher arreste janë dhënë nga prokuroria për shqiptarë e italianë. Banda në fjalë akuzohet jo vetëm për trafik droge, por edhe për posedim armësh te paligjshme. Banda operon në provincat e Foxhias dhe Milanos.

Ndërkohë në kuadrin e operacioneve të shpeshta antidroge që zhvillohen në Itali, një shqiptar është arrestuar një ditë më parë. 29 vjecari Ervis Preci eshte kapur nga karabineret italiane pasi iu gjet nje sasi kokaine, rreth 100 grame, e fshehur ne motorrin e makines tip Opel. Ne makine iu gjet edhe nje sasi prej dy gramësh heroine. Preci ishte me leje te regullt qendrimi ne Itali,, por prej 5 muajsh kishte humbur punen e tij. Ai u arrestua ne zonen e Viarexhios. Ne rast se gjithe sasia e droges se konfiskuar do te shitej ne treg, do te nxirrte nje fitim prej 10 mijë eurosh.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›