Thaçi në Estoni, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve
PRISHTINë- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u nis sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Estonisë, gjatë së cilës pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e Administratës Publike, të Tregtisë dhe Industrisë dhe të Buqësisë.
Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se nesër, Kryeministri Thaçi do të pritet në takime të veçanta nga homologu i tij estonez, Andrus Ansip, Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves dhe nga Kryetarja e Parlamentit, Ene Ergma.
Gjatë vizitës zyrtare në Estoni, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Odës Estoneze të Tregtisë dhe Industrisë, Siim Raie.
(d.b/BalkanWeb)