E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri: Trafiku, lufta me tolerance zero

Kreu i qeverise Berisha deklaroi dje se agjencite shqiptare ne luften kunder trafikut dhe korrupsionit arriten qe ne kater vite te pastronin figuren e vendit ne syte e Evropes dhe me gjere. Kete deklarate e beri gjate fjales se mbajtur ne punimet e takimit rajonal te drejtuesve te Agjencive Kombetare te Sigurise dhe te Doganave te vendeve te Evropes Juglindore i cili po mbahet ne Vlore. Sipas tij, ishte efektiviteti i ketyre agjencive ai qe solli rezultatet pozitive ne kete lufte te ashper. "Agjencite tona te ligjit arriten te luftojne me tolerance zero krimin famekeq te organizuar shqiptar, i cili nxinte imazhin e kombit dhe te vendit ne Evrope dhe me gjere. Me shume se 206 organizata kriminale, nder me agresivet, te krimit te organizuar u arrestuan dhe me shume se 1000 anetare dhe bose te tyre u kapen dhe jane vendosur perpara drejtesise", deklaroi Berisha. Sipas tij, asgje me shume sesa korrupsioni nuk e cenon mbarevajtjen e demokracive tona. Kreu i qeverise e quajti korrupsionin nje rrezik kombetare per cdo demokraci dhe theksoi se vetem bashkepunimi mund ti jepte ketij fenomeni goditjen perfundimtare. Sipas Berishes, qeveria qe ai drejton ka bere progres edhe per sa i perket taksave dhe tatimeve. Kryeministri theksoi se per shkak te reformave, te ardhurat ne vend u rriten me 80 per qind ne kater vjet, gje e cila ishte e pa parashikuar. Sipas Berishes, kete fakt e tregon edhe dergimi per tre vite radhazi i nje buxheti suplementare ne Parlament.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›