E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vota 28 qershorit, per te ndryshuar Shqiperine

Mes tingujve te kenges "Cohu", kryetari i selise roze, Edi Rama ka hapur ne Kucove fushaten elektorale, me bindjen se nje e ardhme e re duhet per vendin. "Vota e 28 qershorit eshte e madhe aq sa eshte endrra jone per te ndryshuar Shqiperine, duke u ndare me keto 18 vjet pambarim premtimesh, deshtimesh e zhgenjimesh", deklaroi kryesocialisti perpara te pranishmeve. Ai tha se vota e tyre eshte e jashtezakonshme, aq sa eshte sfida e tyre perballe varferise, papunesise, korrupsionit, injorances dhe dhunes. "Vota juaj eshte e rende aq sa eshte barra jone per ta bere Shqiperine si gjithe Evropa. Prandaj ate vote, voten tuaj te vetme, ndajeni per Partine Socialiste", deklaroi kryetari i PS. Ai tha se punesimi eshte themeli i programit te ri socialist dhe se cdo njeri, pas 28 qershorit do kete te drejten te jetoje me pune te ndershme, ne kete vend. Rama ka prezantuar kandidatet e Qarkut te Beratit edhe ne kete takim, i cili me shume i ngjante nje feste te madhe te ndryshimit. Gjate fjales se tij ne kete takim me banoret e Kucoves, Edi Rama, foli per mundesine e jashtezakonshme qe kane ne duar qytetaret ne keto momente.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›