Milo: PDS, nje nga shtyllat e se majtes shqiptare dhe ne qeverisje
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi dje gjate takimi te hapjes se fushates per qytetin e Durresit, se partia e tij eshte nje nga shtyllat e se majtes shqiptare. "Qeverisja e ardhshme e koalicionit do te behet me e fuqishme, me perfaqesuese me Demokracine Sociale dhe kete duhet t'ua themi njerezve te thjeshte, qarte, bukur, urte se cfare perfaqeson alternativa jone", tha Milo. Ai u tha kundershtareve te kesaj force politike por edhe rivaleve te tyre politike, se Partia Demokracia Sociale ka vendin e vete, ka rolin e vete dhe do te kete me shume vend dhe rol neser pas fitores.