Kryeministri belg Leterm shtyn vizitën në Shkup
Kryeministri belg, Iv Leterm, ka anuluar vizitën në Shkup, për shkak të motit të keq. Burimet zyrtare maqedonase lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të vizitës gjatë ditës së nesërme, derisa aeroplani i kryeministrit belg është ulur në Selanik.
Leterm do të takohej me zyrtarët më të lartë maqedonas rreth shqetësimit për rritjen e numrit të strehimkërkuesve nga Maqedonia.
Pas heqjes së regjimit të vizave për vendet e zonës Shengen për banorët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi mijëra qytetarë të Maqedonisë e Serbisë kanë kërkuar strehim politik, në veçanti në Belgjikë dhe në Gjermani.