Shpërthim me bombë në Bujanoc, plagoset rëndë një polic kosovar
Një polic kosovar dhe tre civilë janë plagosur pas shpërthimi të një bombe në Bujanoc pranë kufirit me Kosovën. Lajmi bëhet i ditur nga policia serbe e cila thekson se bomba ishte vendosur nën një automjet të policisë serbe e cila shpërtheu kur polici Blerim Mustafa hapi dyert e makinës.
Sipas njoftimeve, gruaja e policit, dhe dy vajza që ishin duke kaluar aty pranë, morën plagë të lehta. Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç e ka quajtur sulmin akt terrorist.
Bujanoci ka qenë skenë e përleshjeve të armatosura në vitin 2001 mes forcave serbe të sigurisë dhe banorëve shqiptarë, të cilët kërkonin ta bashkonin këtë rajon me Kosovën.