Radhë të gjata në Kapshticë, shkak moti i keq

Radhë të gjata prej dy kilometrash janë krijuar sot pasdite në pikën doganore të Kapshticës.
Radhët e gjata në këtë pikë doganore që lidh vendin tonë me Greqinë janë krijuar nga moti i keq, me reshje të dendura dëbore.
Ndërkohë që nesër, doganierët grekë do të nisin një grevë tre-ditore për shkak të pagave, çka pritet ta rëndojë më tej situatën. Sot, pika doganore e Kapshticës ka punuar me pesë sportele nga të dyja palët.