E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caceres: Juve e etur për Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres, mezi pret ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Nordsjaelland, dhe është i vendosur t`i nxjerrë të tre pikët kundër skuadrës daneze.

“Tani ne duam të shkojmë dhe t`ia dalim mirë në Ligën e Kampionëve. Ne kemi barazuar në dy ndeshjet e para dhe është koha për fitoren e parë. Ne e kuptojmë rëndësinë e ndeshjes së të martës në Danimarkë”.

“Ne gjithmonë duam të fitojmë, ne e dimë se veshim një fanellë e cila na vendos në presion dhe ne gjithmonë luajmë për të nxjerrë tre pikë”, ka thënë Caceres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›