Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka patur sot në mbrëmje një darkë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala, i cili ndodhet në Shq
Kryeministri dhe Kryetar i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka patur sot në mbrëmje një darkë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala, i cili ndodhet në Shqipëri me rastin e takimit të Internacionales Socialiste për rajonin e Ballkanit
Gjatë këtij takimi, të dy autoritetet kanë ndarë të njëjtën pikëpamje se takimi i Tiranës do të përcjellë mesazhin e konsolidimit të prezencës dhe kontributit të Internacionales Socialiste në zhvillimet e Ballkanit perëndimor, duke synuar nxitjen e dialogut, refomave të gjithëanshme integruese euroatlantike të rajonit.
Takimi i Internacionales Socialiste fillon punimet nesër në Tiranë. Tema të këtij takimi, ku marrin pjesë personalitete të larta, do të jenë: bashkëpunimi rajonal dhe stabilizimi, marrëdhëniet BE-Ballkan, si dhe roli dhe detyrat e këtyre lëvizjeve në rajon.