E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri firmos Planin Urbanistik te Tiranes. Rama: Do ta anulojme

Kryeministri Sali Berisha, firmosi dje Planin e Pergjithshem te Rregullimit te Territorit te Tiranes. Ne nje foto te bere publike ne rrjetin e tij social ne “Facebook”, kreu i qeverise lajmeron firmosjen e dokumentit, duke theksuar se Partia Demokratike flet me vepra. “Ne flasim me vepra! Sot, pas te gjitha diskutimeve, por dhe ndryshimeve te rendesishme ligjore, une firmosa Planin e Pergjithshem te Rregullimit te Territorit te kryeqytetit te vendit apo Kushtetuten e rregullimit te Territorit te Tiranes. Ky eshte Plani i Tiranes se ketij shekulli, qe miratohet pasi jane perfunduar projektet dhe garantuar fondet per ndertimin e bulevardit te ri deri ne Paskuqan, si vazhdim i bulevardit Zogu i I-re dhe krijimit te nje zone rekreative ne zonen e lumit te Tiranes”, - informon Kryeministri. Sipas tij, ky plan funksionon mbi bazen e ligjeve qe shkurtojne kohen e lejeve te ndertimit prej 399 ditesh, e treta me e gjate dhe me e korruptuar ne bote, standard i zotit Rama, ne 45 dite. “Plani i ri u premtua 11 vjet me pare, nga ish-kryetari Rama, por nuk e beri asnjehere sepse i pelqente betonizimi dhe 20%-shi i tij. Ne jemi ndryshimi”, - u shpreh kreu i qeverise. Por nuk vonoi reagimi i kreut socialist Rama, i cili e quajti planin driteshkurter dhe korruptiv. Madje duke shkuar me tej, Rama tha se qeveria socialiste do ta anuloje ate pas 23 qershorit. “Keshilli i Ministrave lajmeron me tam-tame, firmosjen e planit me driteshkurter e korruptiv urbanistik qe ai e quan Kushtetuta e Tiranes! Anulohet ne 23 qershor”, - replikon Rama ne Twitter. Nje perplasje e tille shkaktoi edhe reagimin e kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i cili tha se kercenimi i Rames per anulimin e planit eshte kthim prapa tek zhvillimi korruptiv. “Rama kishte 11 vite kohe per ta bere Tiranen me Plan Urban. Nuk beri Planin sepse nuk donte transparencen. Mungesa e Planit u kushtoi rende qytetareve te Tiranes. Plani u miratua brenda 2 vitesh me pjesemarrjen e qytetareve dhe Tirana do te votoje per zhvillimin ne 23 qershor”,- tha Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›