E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të grabiste me armë e maskë furgonin me qumësht, pranga autorit

arrestime-policia1Kurbin- Tentoi të grabiste furgonin e qumështit por arrestohet nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kurbinit ku policia ka arritur të parandalojë një grabitje me armë.

Sipas bluve të qytetit, është vënë në pranga shtetasi Altin Ruci, i cili tentoi të grabiste një furgon me qumësht nën kërcëinimin e armës.
Altin Ruci i maskuar dhe me armë ka ndalur furgonin në fshatin Adriatik të Kurbinit ku ka tentuar, që transportonte qumësht.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë është parandaluar grabitja dhe është arrestuar edhe autori.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›