Hotelieret: Ulja e TVSH-se 10%, cmime me te uleta per pushuesit Eglantina Nasi
Nga pergjysmimi i taksave ne industrine e turizmit si te tille, te paret qe do te perfitojne do te jene qytetaret. Pasi ata gjate sezonit te pushimeve, do te kene sherbime me taksa me te uleta, duke nisur se pari nga ato hoteliere. Nje fakt te tille e ka pohuar per mediet, kreu i sektorit te Hoteleve ne Shoqaten shqiptare te Turizmit, Zak Topuzi, gjate nje prononcimi te tij per mediet. Ashtu sic ka theksuar ne fakt edhe here te tjera gjate diteve te fundit mbi nje ceshtje te tille, Topuzi ka mbrojtur idene se nga ulja e taksave ne sektorin turistik do te perfitojne te gjithe ata qe prenotojne paketa te caktuara. Dhe kjo sipas tij, lidhet me faktin se rreth 50%-60% e paketave te tilla, kane ne baze te tyre, pikerisht cmimet e hoteleve. "Kjo ka te beje me ndikimin direkt ne cmim. Pasi hoteli ze gati 50-60% te cmimit te paketes turistike. Kete vit pushuesit do te paguajne minimumi 10% me lire per te njejtat standarde qe kane paguar vjet apo kohe me pare",- mesohet te jete shprehur ai lidhur me kete ceshtje. Pa harruar te permende gjithashtu edhe faktin tjeter se ulja e cmimeve te hoteleve pas vendimit per pergjysmimin e Tatimit mbi Vleren e Shtuar do t’i beje pushuesit, qe te zgjedhin hotele me cilesi me te mira. Duke perfituar keshtu nga fakti se rreth gjysma e cmimit qe paguanin deri tani per nje pakete turistike, ka shkuar pikerisht per akomodimin e tyre ne hotel. "Do kete nje permiresim te dukshem te paketave turistike. Do te kete nje rregullim me te mire te raportit cilesi dhe pagese. Por edhe do shtoje numrin e hoteleve”,- shton Topuzi. Duke perfunduar me faktin tjeter se deri tani, Tatimi mbi Vleren e Shtuar ne masen prej 205 per industrine turistike e paraqiste Shqiperine nje hap me pas nga vendet e tjera qe e kane ate aktualisht ne nivele rreth 7-8% si ne Maqedoni, Kroaci apo Turqi etj.