Kryeministri francez mbron politikat ekonomike të qeverisë së tij
Kryeministri i Francës Francois Fillon ka mbrojtur politikat ekonomike të qeverisë së tij pas vendimit të agjencisë Standard and Poors për të ulur me një gradë vlerësimin e Francës për kredimarrjen.
Ai është shprehur se qeveria do të ecë përpara në reforma dhe uljen e borxhit.Ky vendim pritej edhe pse ndonjëri mund të thotë se kjo erdhi në kohën e gabuar, tha Fillon.
Standard and Poors në një raport të fundit shpreh shqetësimin se për vendet e Evropës nuk mjafton ulja e shkurtimeve dhe disiplina në buxhet për luftën ndaj krizës së borxheve.
Në një komunikatë për shtyp qeveria franceze vlerëson se ulja nga AAA në AA+ nuk ka nevojë për panik dhe se reformat dhe ulja e borxhit do të vazhdojnë sipas planit.
Standard and Poors të premten uli vlerësimin për nëntë vendet të Bashkimit Evropian.