E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Hungarise Orban Integrimi eshte ne doren tuaj

Kryeministri i Hungarise Viktor Orbran ne konferencen e perbashket per shtyp me Kryeministrin Sali Berisha eshte shprehur se Shqiperia ka shume pune per te bere ne rrugen e integrimit ne Bashkimin EvropianHungaria eshte mbajtese e Presidences se BE-s. Orban u shpreh se nuk cuditet nga situata e tensionuar politike ne Tirane ndersa e cilesoi kete si problem te brendshem per shqiptaret. Ne fjalen e tij kryeministri i Hungarise u shpreh se edhe ne vendit e tij ka te tilla probleme ku opozita ka bojkotuar Parlamentin gjate miratimit te kushtetutes se re.

Kam qene edhe 10 vjet me pare dhe ne ate kohe ishte nje familje tjeter ne qeveri dhe kryeministri i sotem ishte ne opozite megjithate e takova megjithese ishte e veshtire pasi kishte nje lloj bllokade ndaj tij. Ne rast se ka nje preson qe nuk do te cuditet nga debati i tanishem ne Shqiperi ai qe nuk cuditet jam une tha Orban duke shtuar se Nuk ka dyshim qe jam ekspert sepse kam fituar shume zgjedhje dhe kam humbur shume zgjedhje. Nuk dua qe ti fyej shqiptaret duke nderhyre ne punet e brendshme. Lidhur me procesin e integrimit Orban tha se nuk mund te behen parashikime pasi kjo faret se kur Shqiperia do te permbushe kushtet per te qene pjese e BE-se.

Nga ana e tij kryeministri Berisha e ka konsideruar Hungarine si avokaten e Shqiperise ne rrugen drejte BE-se. Kjo deklarate vjen ne nje kohe kur Hungaria se fundmi ka pasur probleme te medha me BE lidhur me ligjin per mediat qe cenon rende lirine dhe parimet e Bashkimit Evropian. Berisha duke e konsideruar procesin e integrimit si te mbeshtetur ne merite tha se qeveria shqiptare e drejtuar prej tij eshte e vendosur te ndertoje evropen ne cdo cep te vendit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›